Showtime

Blero tregon publikisht se po i mungon bashkëshortja

04/15/2020 19:31
nga:N S

Bleros siç duket është duke i munguar Afrona në këto ditë karantine pasi që çifti nuk janë bashkë.

Me një fotografi të publikuar , ai i ka bërë tag dhe ka treguar se i mungon, shkruan portali GazetaBlic.

Them se jam duke kaluar mirë, por jam duke gënjyer po më mungon‘, ka shkruar këngëtari në imazhin e publikuar në storie, bashkë me bashkëshorten e tij Afronën.

Ndryshe, Blero është duke qëndruar në Kosovë ndërsa Afrona nuk gjindet këtu. Jo vetëm Bleron dhe Afronën, shumë çifte tjera i ka ndarë virusi COVID-19.

Shpresojmë që shumë shpejt kjo situatë të përfundojë dhe t’i kthehemi jetës normale.

/GazetaBlic/

 

07/04/2020 22:41

Një djalë nga Zvicra bën tatuazh portretin e Afrona Dikës