Showtime

Blero merr urim plot dashuri nga vajza e tij, Tara

07/19/2018 19:19
nga:L I

Blero Muharremi sot po feston 40 vjetorin e lindjes, shkruan GazetaBlic.

Urimet kanë qenë të shumta nga fansat e tij, e padyshim nuk ka munguar dhe urimi nga e dashura e tij, Afrona Dika e cila kishte publikuar disa fotografi nga udhëtimet që çifti kanë realizuar së bashku.

Urime ditëlindjen për dashurinë time të vërtetë! Ti më njeh më së miri dhe i di ëndrrat e mia. Festofshim shumë ditëlindje bashkë”, ishte urimi i Afronës për Bleron.

Por, urimin më të ëmbël Blero e ka marrë nga vajza e tij e vetme, Tara.

Ajo ka shkruajtur: “Babi urime ditëlindjen, nga Tara”, vizatim ky i shoqëruar me disa zemra./GazetaBlic

08/16/2019 09:20

Afrona Dika shtatzënë?