Showtime

Blero fshiu këngën “Mbylli sytë”, zbulon a ishte dedikim për ish-dashurinë e tij

11/05/2017 15:39
nga:N S

Këngëtari Blero Muharremi këto ditë kishte publikuar projektin “Mbylli sytë”, të cilin e solli në bashkëpunim me Albulena Ukajn.
Gjatë ditës së djeshme ai e kishte larguar këngën nga kanali YouTube, e arsyen për këtë veprim e bëri të ditur për Lajmi.net.

“Klipin e fundit ‘Mbylli Sytë’ e kam bërë privat dhe nuk mundet me u pa në YouTube. Ky është vendim i imi personal dhe kërkoj ndjesë tek fansat.

Këtu nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë gjë të paligjshme por është thjesht vendim që unë e kam marrë personalisht. Unë jam producent e kam pa të arsyeshme ta largoj këngën. Kur iu kam drejtuar kompanisë që e mbikëqyrin kanalin tim ‘Onima’ sot në ora 08:00 në mëngjes i kam thënë ta bëjnë privat”, ka thënë Blero.

Këtë të premte që kemi lënë pas, Blero ishte i ftuar në një intervistë për ‘Mirage’, në të cilën kishte folur më shumë rreth këtij projekti.

Ai gjithashtu ka treguar edhe se a ishte kënga ‘Mbylli sytë’ dedikim për ish-dashurinë e jetës së tij.

Në linkun e mëposhtëm nga minuta 2:00 mund të kuptoni të vërtetën rreth kësaj kënge.

 

11/20/2017 12:29

Kush po i mungon kaq shumë Bleros?