Showtime

Blero e fshin njërën prej këngëve të tij, tregon cila është ajo dhe pse e ka fshirë

11/04/2017 19:26
nga:F.B

Nuk ka shumë ditë që ka lansuar këngën e re ‘Mbylli Sytë’ që ka qenë bashkëpunim.

Por, këtë këngë, këngëtari Blero Muharremi e ka fshirë nga Youtube. I kontaktuar nga lajmi.net, Blero ka treguar se pse ka marrë një vendim të tillë. “Klipin e fundit ‘Mbylli Sytë’ e kam bërë privat dhe nuk mundet mu pa në YouTube.

Ky është vendim i imi personal dhe kërkoj ndjesë tek fansat. Këtu nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë gjë të paligjshëm por është thjesht vendim që unë e kam marrë personalisht.

Unë jam producent e kam pa të arsyeshme ta largoj këngën. Kur iu kam drejtuar kompanisë që e mbikëqyrin kanalin tim ‘Onima’ sot në ora 08:00 në mëngjes i kam thënë ta bëjnë privat” janë fjalët e këngëtarit.

Blero është pyetur se a do të ekzistojë mundësia e rikthimit të kësaj kënge, por ai nuk ka dhënë një përgjigje konkrete. “Nuk besoj që do të del prapë por nuk i dihet” ka thënë Blero./Lajmi

11/20/2017 12:29

Kush po i mungon kaq shumë Bleros?