Showtime

Blero: Afrona gabon në lidhjen tonë

07/10/2018 13:18
nga:L I

Para një muaji ishin me pushime në një vend Afrikan, të cilin as njëri e as tjetri s’e kishin vizituar më parë.

Këngëtari Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, pasi u kthyen nga këto pushime përrallore patën një krizë në çift!

Ishte Afrona ajo që i largoi të gjitha fotogratë me Bleron dhe e largoi nga Instagrami, për të shkruar më pas një mesazh ku thoshte se në këtë jetë, s’i duhet askush.

Por nuk shkoi shumë e çifti u pajtuan dhe fotografitë e përbashkëta u rikthyen.

E Blero këtë të shtune në intervistë për Prive, thotë se ajo që shpesh e pengon harmoninë e çiftit është distanca dhe se kjo është arsyeja pse ata nganjëherë grinden, e Afrona është tip i ngutshëm dhe e shpreh përmes rrjeteve sociale.

Ndiqeni të plotë intervistën e Bleros!

11/19/2019 11:03

Blero dhe Afrona shijojnë muajin e mjaltit në hotelin ku nata kushton mijëra euro