Showtime

Blerina Kllokoqi – Rugova feston sot ditëlindjen, i mbush plot 33-vjet jetë

04/11/2018 12:14
nga:Gazeta Blic

Nuk jam 33 vjeçe, jam 18 vjeçe por me 15 vjet eksperiencë“. Me këto fjalë e ka nisur ditën sot stilistja shqiptare nga Kosova, Blerina Kllokoqi – Rugova, shkruan GazetaBlic.

Bukuroshja e talentuar shqiptare po feston sot plot 33-vjet jetë dhe gjatë gjithë kësaj kohe pak kush mund të vë në dyshim eksperiencat dhe arritjet që ka.

© Blerina Kllokoqi – Rugova [instagram]

Ajo sot konsiderohet si një prej stilisteve më me eksperiencë dhe njëherësh njihet si bashkëshortja e djalit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova.

© Blerina Kllokoqi – Rugova [instagram]

Marka e saj “BKR” që rrjedh nga shkurtesa e krijuar prej shkronjave të para të emrit, mbiemrit të fëmijërisë e mbiemrit të burrit, është tashmë një prej markave më të përzgjedhura në Kosovë dhe me veshjet e saj i kemi parë të paraqiten edhe shumë emra të yjeve shqiptare.

© Blerina Kllokoqi – Rugova [instagram]

Ndryshe, Kllokoqi – Rugova është nënë e dy fëmijëve.  Ajo ka një llogari në rrjetin social “Instagram” e në të cilën ndiqet nga pothuajse 70-mijë ndjekës. / © GazetaBlic /

© Blerina Kllokoqi – Rugova [instagram]

10/10/2019 14:29

Blerina Kllokoqi-Rugova përkrah grupin LGBTI, ja çka bën për ta