Lajme

Blerand Stavilevci i ka disa fjalë për Albin Kurtin

07/25/2017 18:39
nga:A. R.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, gjegjësisht koalicioni PAN është shprehur i bindur se Qeverinë do ta krijojë ky koalicion me kandidatin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinajn.

Por ai duke folur për “vijat e kuqe”, që në fakt shumica e partive politike kanë thënë se i kanë vënë ato për PDK-në, ka deklaruar se as PDK nuk ka vendosur “vija të kuqe” për askënd.

“Edhe si PDK edhe si koalicion asnjëherë nuk kemi bërë vija të kuqe ndaj dikujt”.

“Asnjëherë PDK-ja, as si subjekt, as si koalicion nuk ka vënë vija të kuqe, nuk duhet vënë vija të kuqe partive shqiptare”.

Madje ai si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thumbuar edhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti që ditë më parë ka dhënë për të përditshmen serbe “Danas”.

“Ata që kanë bërë vija të kuqe po i shlyejnë ato me të madhe, po japin intervista për revista në Serbi, ata që flasin në emër të parimeve, i thyejnë ato çdo ditë”.

09/29/2020 22:01

Bytyqi: Albin Kurti nuk e mbështeti luftën dhe UÇK-në, vështirë ta bëjë sot