Lajme

Blerand Stavileci i kundërpërgjigjet Ilir Dedës: S’ke pasur kurrë stacion politik

07/25/2017 18:49
nga:A. R.

Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, në një intervistë për Info Magazine, ka thënë se po punojnë çdo ditë në terren me të gjitha degët, në çdo komunë, duke u përgatitur për procesin zgjedhor të 22 tetorit.

“Po e mobilizojmë anëtarësinë në çdo komunë”, ka thënë Stavileci.

Për kandidaturën e Veselit për kryeparlamentar ose të ndonjë figure tjetër, Stavileci ka thënë se do të merret vendim në kryesinë e partisë.

Stavileci ka thënë se Veseli është vënë vetë në shërbim të koalicionit, prandaj nuk diskutohet s’e ai është kandidati i preferuar për Kryetar të Kuvendit

Duke folur për akuzat e deputetit Ilir Deda se po kontrabandohen deputetë, Stavileci ka thënë se i kemi autorët e kontrabandimit dhe Deda, bashkë me ata që po flasin për kontrabandim të deputetëve nuk kanë pasur asnjëherë një stacion të tyre politik, prandaj nuk kanë kredibilitet për të kritikuar deputetët kur ata me vullnetin e tyre të lirë votojnë apo i bashkohen një partie.

12/05/2017 18:48

PDK nuk heqë dorë nga Prizreni, kjo është shpresa e tyre e fundit