Showtime

Bleona Qereti për protestat në Amerikë: Dhuna dhe plaçkitja nuk është përgjigje

06/03/2020 21:51
nga:L I

Edhe Bleona Qereti ka reaguar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Ngjyra e lëkurës është vetëm lëkura e thellë. Ne duhet të qëndrojmë për paqen, barazinë dhe dashurinë. Bëhuni të edukuar për këto çështje dhe ndryshoni efektet, në mënyrë që BARAZIA të bëhet ligj dhe standard i ri ! Dhuna dhe plaçkitja nuk është përgjigjja. Divizioni nuk është përgjigjja. Lutemi që tragjedia e George Floyd të sjell drejtësi”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërsa, krahas atyre që kanë reaguar në shenjë mbështetje duke vënë foto profili të zezë, ka pasur nga ata që janë shprehur dhe kundër.

“E bëjnë thjesht për modë” – Të famshmit shqiptarë ‘kundër’ fushatës “Black Lives Matter”