Showtime

Bleona Qereti nuk ka të ndalur, zhvishet përsëri (FOTO)

12/07/2017 18:20
nga:E Sh

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti e ka dëshmuar shumë herë se nuk e ka problem zhveshjen, madje ajo veçse tregon anën artistike të saj.

Këtë na ka vërtetuar edhe me kolazhin e fundit të fotografive të shpërndara në rrjetin social ‘instagram’, shkruan Gazeta Blic.

Me këto imazhe të shfaqura nudo, këngëtarja 38 vjeçare ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, duke bërë të përflitet për të.

Edhe pse vazhdimisht paragjykohet nga njerëzit, në shumë intervista të saj ka deklaruar se është femër pa komplekse dhe që është e pasionuar pas fotografive nudo.

‘Dhjetori eshte muaji qe do te publikoj fotot e mia nder vite; 3 Foto per cdo look, cdo dite deri ne 1 Janar 2018. Komentoni cili look ju pelqen me shume. 💕Ju lutem te gjithe “moralistave” fallco te kursejne komentet “e ceshtjes se nderit”, dhe te kuptojne nje here e mire, qe keto jane foto artistike nder vite, dhe ne momentin qe jane bere kane qene minimum 10 veta ne set.’, është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë.

Bleona kritikohet çdoherë për pozat provokative nga fansat e saj, por siç duket me këtë gjë ndjehet mirë këngëtarja shqiptare.

Ajo një kohë të gjatë u komentua për procedurën e realizuar, ‘për ngrirjen e vezëve’ për të mos mbetur shtatzënë deri në një kohë të caktuar, e cila tha se është një avancim shumë i rëndësishëm për të gjitha gratë të cilat duan ta bëjnë karrierën si prioritet./© GazetaBlic /

12/15/2017 13:08

Me këtë stil të veçantë, Yllka rivalizon artistet e tjera (FOTO)