Showtime

Bleona Qereti: Jeta ime është një përrallë e treguar në dollarë

04/18/2019 11:18
nga:L I

Ajo gjithmonë merr vëmendjen me paraqitjet e saj në rrjete sociale, duke përfshirë edhe deklaratat që ajo lëshon në intervistat e realizuara, shkruan GazetaBlic.

Bleona Qereti ka vite që është shpërngulur në Amerikë, për të zhvilluar atje karrierën artistike, si në muzikë, poashtu edhe në film.

Së fundmi, Qereti ka realizuar një fotosesion ku çdo ditë po publikon pjesë të tij në llogarinë e saj në Instagram.

“Jeta ime është një përrallë e treguar në dollarë”, ka shkruar Blerona në njërën nga fotografitë e publikuara, ku këngëtarja shfaqet e veshur me pantallona bardhë e zi, dhe një bluzë të zezë transparente, teksa ka mbuluar vetëm gjoksin!

Sa i përket muzikës, Bleona Qereti tre muaj më parë lansoi projektin e fundit “Su di noi” i cili deri tani ka arritur të mbledh mbi 1 milion shikime në kanalin e saj në Youtube./GazetaBlic