Showtime

Bleona ua shpjegon të gjithëve: Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua sesa krijimi i një fëmije

11/11/2017 15:32
nga:F.B

Këngëtarja shqiptare e cila qe një kohë të gjatë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës atje ku po krijon karrierën e saj ndërkombëtare, është keqkuptuar me të madhe nga shumë njerëz të cilët e kanë menduar krejt të kundërtën e asaj çka në të vërtetë është procesi i ngrirjes së vezëve, shkruan GazetaBlic.

© Bleona Qerreti [facebook]

Ajo ka qenë e detyruar që pak minuta më parë t’u shpjegoi për siç ka shkruar ‘të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë.’ se çka në fakt është procesi i ngrirjes së vezëve.

Sipas Bleonës, procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë.

Ajo është shprehur falënderuese ndaj gjithë atyre që e kanë kuptuar atë, qëllimin e saj dhe mesazhin që ka dashur të përcillte ajo.

Nuk kam ndërmend t’u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injorancën tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgjë me te rëndësishme për mua sesa krijimi i një fëmije!!!!” – ka shkruar Bleona.

Qerreti ka treguar se i gjithë dallimi mes atyre që e kanë akuzuar e  e kanë kritikuar këngëtaren rreth procesit të ngrirjes së vezëve është se, sipas saj, ajo nuk mund ta bëjë ballë të lindë një fëmijë me një njeri që nuk e do, përderisa të tjerët mund ta bëjnë këtë.

Është gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk është te ngrish vezët- turp është të bësh fëmijë me një njeri që nuk e do vetëm e vetëm që të ngelesh shtatzënë!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO.” – ka përfunduar shkrimin e saj Qerreti. / © GazetaBlic /

 

11/20/2017 08:31

Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pras saj