Sporti

“Blend Baftiu është mesfushori më i mirë në 20 vitet e fundit në Superligën e Kosovës”

07/14/2020 12:42
nga:Lorik J

Blend Baftiu padyshim është një nder futbollistët më në formë në Superligën e Kosovës.

Baftiu është bërë protagonisti kryesor i Ballkanit në fitoret e fundit në futbollin kosovar, shkruan GazetaSheshi.

Ish-futbollisti i Prishtinës me golin e realizuar në xhiron e 30-të ndaj Feronikelit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, ka kapur shifren e 18 golave dhe me fitore suharekasit e kanë ngushtuar difrencën me Dritën në vetëm tre pikë.

Ndërsa për mesfushorin e Ballkanit, ka folur ish-futbollisti i Prishtinë, Tiranës, Teutës e shumë skuadrave tjera të Kosovës, Berat Hyseni ku Baftiun e ka vlerësuar si mesfushorin më të mirë në futbollin kosovar që në vitet e pasluftës

“Në 20 vite pas luftes në Kosovë, futbolli i lujtur besoj që ska pas një mesfushor si Blend Baftiu, në veqanti ti shenon 18 gola deri në kët faz të kampionatit. Në nivel kaq të lart, me klas te veqant, shpresoj qe shpejt të shohim në ligat e forta Europiane – kënaqsi të shijoj kohen kur Blend Baftiu luan”, ka shkruar Berat Hyseni në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që Blendi Baftiu i prinë tabelës së golashënuseve më të mirë në Superligë me 18 gola. Kurse, me Ballkani ndodhet e dyta më tabelë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ndodhet edhe në finale të Digitalb Kupës së Kosovës ku do të përballet me FC Prishtinën