Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Besës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 1, shkruan GazetaBlic.
Meriton Korenica shënoi dy herë, kurse Nazmi Gripshi dhe Arbër Prekazi realizuan nga një gol për vendasit. Në anën tjetër, Qorri shënoi një super gol për skuadrën e Besës.
Pas ndeshjes është prononcuar edhe trajneri i skuadrës vendase, Bledi Shkëmbi.
Shkëmbi tha se ishte fitore shumë e rëndësishme si dhe tregoi se a i ka prishur raportet me Blendi Baftiun.
“Këto ndeshje janë më të vështira sidomos për trajnerët, sepse duhet ta motivosh ekipin në mënyrën e duhur. Lojtarët e kuptuan pas pjesës së parë që pa dhënë maksimumin nuk mund të fitohet. Tri pikat janë ato që më kënaqin më shumë, ndërsa goli i Gripshit ishte për reklamë. Baftiu nuk është trajnuar me ne këtë javë, ai është i infektuar me një virus dhe unë kam raporte të shkëlqyeshme me të” deklaroi Shkëmbi.
/GazetaBlic/


