Showtime

Blake publikon hitin e kësaj vere – “Nikotina”

05/25/2019 14:47
nga:L I

“Zemrën ma ke marrë si Nikotina”, është refreni i këngës më të re nga reperi, Blake e cila me shumë gjasë do t’u ngulitet në kokë për një kohë të gjatë, gjatë kësaj vere, shkruan GazetaBlic.

Kënga “Nikotina” është publikuar ditën e sotme, një këngë mjaft ritmike ku këngëtari është shfaqur tejet atraktiv në videoklip.

Bazuar në të dhënat e nxjerra në kanalin “Blake” në YouTube, muzika dhe prodhimi i këngës i janë besuar producentit muzikor Rrezon Alidema (RZON), përderisa teksti është krijuar nga vet Blake, e për miksin është përkujdesur Bergin Demaj, dhe video klipi realizuar nga Valon Aziri.

Kujtojmë që kjo këngë e re nga Blake ka ardhur gati pesë muaj pas publikimit të këngës “Kta e din”./GazetaBlic

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës