Lajme

Bislimi: Dora e djathtë e Radojiçiqit që nga Serbia po organizon sulme ndaj Kosovës

11/30/2024 15:51
nga:Y I

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke komentuar reagimet e Serbisë dhe të Listës Srpska pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, të cilët pretenduan se s’kanë lidhje me sulmit, ka zbuluar emrin e një serbi që thotë se është dora e djathtë e Milan Radoiçiqit dhe se është i dyshuari për kryesor për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 202.

Për këtë sulm dhe tjetrin që ndodhi më 28 nëntor në ndërtesën e komunës së Zveçanit i paraprinë sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc.

“Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës” shkruan Bislimi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pakçka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar
Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm.

Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun. Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit.

Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës.