Lajme

Biserko: Vuçiqi po e nxitë dhunën në Kosovë

06/14/2023 09:28
nga:Astrit Gashi

Aktivisja për të drejta të njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për të përditshmen gjermane, Tageszeitung, ka deklaruar se foli për protestat kundër pushtetit në Beograd, duke theksuar se presidenti i Serbisë po tenton të nxitë trazirat në Kosovë, për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme.

“Ushtria është dislokuar herë pas here me vite në kufirin me Kosovën. Kjo nuk është asgjë e re. Por është e qartë për të gjithë vëzhguesit se Vuçiq tani është përpjekur sërish të nxehë konfliktin në Kosovë. Synimi i Perëndimit tani qartazi është që të zmbrapset ndikimi rus në rajon. Kjo ka prioritet. Ambasadorët amerikanë nga rajoni u takuan së fundmi në Tiranë dhe diskutuan për këtë. Logjika pas kësaj politike bazohet në besimin se nuk ka mbetur shumë kohë. Konfliktet në Evropë dhe mbi të gjitha në Ballkan duhet të zgjidhen deri në fund të vitit, sepse konfliktet gjetkë po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ka sfida të mëdha në mbarë botën:, tha Biserko.

Ajo më tutje theksoi se se presioni ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti do të rritet dhe Akademia e Shkencave të Serbisë së fundi ka ngritur tezën se në Kosovë duhet të krijohet një etnitet serb.

“Për Vuçiqin, kjo nënkupton shtyrjen me të gjitha forcat e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Vuçiq përpiqet t’i pengojë serbët e Kosovës të integrohen. Serbët duhet të largohen nga institucionet shtetërore dhe të bojkotojnë zgjedhjet. Kjo politikë dikur ishte e neveritshme, por tani SHBA-të e lejojnë”, tha Biserko.