Lajme

I biri i miliarderit kontrovers George Soros takon Thaçin e Haradinajn

01/13/2018 17:25
nga:FL.B

Takimet me të Thaçi e Haradinaj i kanë mbajtur të fshehura. Por, Alexander Soros, i biri i miliarderit kontrovers George Soros, takimet i ka bërë publike në rrjet social.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj, deri tani nuk kanë treguar se janë takuar me Alexander Soros, që është djali i miliarderit kontrovers, George Soros.

Me sa duket kjo nuk është vizita e parë midis Ramush Haradinajt dhe Alexander Sorosit, pasi ky i fundit në mbishkrimin e fotografisë që e publikoi me Haradinajn, tha se u mirëprit sërish nga kryeministri Haradinaj.

“Edhe një mikpritje e ngrohtë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj”, ka shkruar Soros në faqen e tij të Instagramit, të publikuar para 3 orëve.

Kurse, për presidentin Hashim Thaçi, ai bëri të ditur se kanë biseduar rreth rrugës së Kosovës drejtë njohjeve më të mëdha.

“Madhështore të mirëpritem në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi për të biseduar për rrugën e Kosovës drejt njohjeve të mëdha”, ka shkruar djali i George Soros, derisa u fotografua me Thaçin.

Vitin e kaluar, megjithatë Alexander Soros u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

George Soros vazhdon të ketë ndikim në shumë vende të botës përmes fondacionit me të cilin financon zyrtarë të shumë shteteve të ndryshme. Në zgjedhjet e fundit amerikane, Soros ishte pozicionuar kundër Donald Trump.

10/22/2018 15:08

Haradinaj: Ushtria nuk do ta bllokojë dialogun me Serbinë