Showtime

Bill Clinton për herë të parë tregon arsyen përse bëri dashuri me Monica Lewinskyn

03/05/2020 19:56
nga:N S

Bill Clinton thotë se bëri seks me Monica Lewinskyn për t’i menaxhuar ankthet e tij.

Bill Clinton thotë se kishte bërë seks oral me Monica Lewinskyn për të lehtësuar presionet e punës, por ndihet ‘tmerrshëm’ që skandali përcaktoi jetën e saj (Lewinskyt).

Bill Klinton pretendon se lidhja e tij me Monica Lewinsky ishte një nga ‘gjërat që bëri për të menaxhuar ankthet e saj’.

Në një dokumentar të parë nga “DailyMail TW”, ish-presidenti thotë se ai kishte flirt me ish-paktikanten e Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës që ishte në detyrë, sepse e ndihmonte në çështjet e tij.

Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një ‘boksier’ i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi Lewinskyn si ‘diçka që do t’ia heq mendjen nga një kohë’.

Këto deklarata, ai i tha në një intervistë që paraqitet në serinë e dokumentarëve që do të transmetohen në Hulu për gruan e tij Hillary Clinton, të quajtuar “Hillary”, ku ish-zonja e parë dhe sekretari i shtetit me sinqeritet zbulojnë se në vijim të skandalit  çifti pësoi krizë në martesë.

Bill i kërkon falje Lewinskyt në dokumentarin që do të dalë premierë të premten dhe thotë se u ndje ‘tmerrshëm’ që jeta e saj ishte përcaktuar nga afera e tyre.

Por, ai thotë se në një moment kur gjërat nuk kthehen në normale duhet të vendosni se si t’i bëni normale dhe se ish-praktikantja duhet thjesht të vazhdojë tutje.

Hera e fundit që Bill foli për skandalin ishte viti 2018 dhe u tërhoq përsëri në mënyrë spektakolare sepse tha që ai nuk i detyrohej Lewinsky për kërkimfalje.

Ai tha në intervistë tregon se si pasi e mohoi këtë edhe para Hillaryt, më vonë i tregoi të vërtetën, transmeton lajmi.net.

“Unë shkova dhe u ula në shtrat, bisedova me të. I thash saktësisht se çfarë ndodhi, kur ndodhi. Thash që ndihem shumë keq për këtë dhe se është e pafalshme ajo çfarë kam bërë”, thotë Clinton.

Kurse, Hillary deklaroi: ‘Unë thjesht u shkatërrova. Nuk mund ta besoja. Unë isha kaq shumë e lënduar personalisht dhe nuk mund ta besojq këtë, nuk mund të besoja se më kishte gënjyer “.

Clinton shtoi se Hillary e bëri t’i tregonte edhe Chelseas dhe se ishte më e vështirë sesa t’i tregonte gruas.

Por, i pyetur përse kishte rrezikuar familjen, martesën dhe vendin e tij me këtë veprim, Bill tha se ai nuk po mendonte për ato gjëra kur e mashtroi gruan.

Ish-presidenti deklraroi se gjitha këto që i tha nuk ishin mbrojtje, por spjegim dhe se ndihet keq për atë që kishte bërë.

“Ndihem tmerrësisht keq për faktin që jeta e Monica Lewinskyt ishte përcaktuar nga ajo, padrejtësisht mendoj. Me kalimin e viteve e kam shikuar atë duke u përpjekur për t’u rikthyer në jetë normale përsëri”, tha ai.

11/19/2019 11:17

Aktori i famshëm do ta luajë Bill Clintonin në filmin për skandalin seksual që parapriu intervenimin në Kosovë