Lajme

Bill Clinton: Nacionalizmi po na çon drejt shkatërrimit

03/11/2017 13:30
nga:A. R.

Ish Presidenti Bill Clinton ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e besojnë atë që duket si nacionalizëm e që, sipas tij, po ngulfat politikën dhe është një lojë e fshehtë dhe më e komplikuar nga ç’duket, shkruan Politico.

“Personat që pretendojnë se duan shteova.tin-komb në të vërtetë janë duke u përpjekur që të institucionalizojnë separatizmin dhe ndasinë në mes kufjeve në tërë botën. Është sikur të gjithë ne kemi një krizë identiteti në të njëjtën kohë, dhe kjo është një pasojë e ndryshimeve ekonomike dhe sociale të cilat kanë ndodhur me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë” ka thënë Clinton.

Në paraqitjen e parë publike pas humbjes së Hillary Clinton, ish presidenti nuk komentoi për Donald Trump, mirëpo vazhdimisht ka bërë dallim “ata kundër nesh”.

“Historia e njerëzimit në thelb është përkufizim i kush jemi ne e kush janë ata dhe se a duhet të jetojmë në të njëjtin set rregullash. Shpesh njerëzit kanë gjetur sukses politik dhe kanë përmbushur nevojat e tyre psikike që kanë ndjerë, të cilat identiteti i tyre ua kërkon kur ballafaqohen me dikë tjetër” ka thënë Bill Clinton, transmeton Klan Kosova.

Këto komente Clinton i bëri gjatë një fjalimi në një organizim te “Brookings Institution” për nder të kryeministrit të ndjerë të Izraelit, Yitzhak Rabin.

 

11/19/2019 11:17

Aktori i famshëm do ta luajë Bill Clintonin në filmin për skandalin seksual që parapriu intervenimin në Kosovë