Lajme

Bilalli-Veselit: Mos e shkel rregulloren për LDK-në se nuk të pranojnë

12/07/2017 12:38
nga:M H

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, në foltoren e Kuvendit ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, se gjatë seancës së sotme po i jep fjalën deputetit të LDK-së, aq shpesh sa po shkel rregulloren e Kuvendit.

Sipas tij, Veseli nuk duhet t’i jap fjalën kaq shpesh nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës, sepse edhe ai po flet në rolin e deputetit dhe duhet të jetë i barabartë me të gjithë deputetët tjerë.

Shefi i GP të Nismës i thotë kreut të Kuvendit se LDK’ja nuk e pranon atë dhe nuk ka nevojë t’i jap më shumë të drejtë fjale deputetit të saj.

12/10/2017 16:20

Ja cila deputete e LDK-së e votoi buxhetin