Lajme

Bilall Sherifi paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme, shkaku i KQZ-së

03/27/2019 12:31
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar i Nisma Social Demokrate, Bilall Sherifi ka kërcënuar më zgjedhje të parakohshme partitë e koalicionit qeverisës PDK dhe AAK nëse ato i përgjigjen ftesës për dekretimin e përfaqësuesve të vet në KQZ nga Presidenti Hashim Thaçi, duke e lënë NISMA-n të përjashtuar nga ky proces.

Një ditë pas caktimit të datës për mandatimin e KQZ-së nga ana e Presidentit, Sherifi ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme për të shprehur pakënaqësitë e partisë së tij karshi këtij procesi.

Sherifi ka ftuar PDK-në dhe AAK-në që të refuzojnë dekretimin e anëtarëve të tyre në KQZ dhe të dërgojnë çështjen në Kushtetuese.

“Nëse nuk ka marrëveshje të brendshme nuk do ta dërgojmë asnjë njëri, dhe do ta dërgojmë në Kushtetuse. Ftojmë PDK-në dhe AAK-në që ta sfidojmë Presidentin në Gjykatë Kushtetuese. Çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese do ta zbatojmë”, ka thënë Sherifi.

Në të kundërten, ai ka paralajmëruar se do të bëjë ç’mos që të kenë jetëgjatësi sa më të shkurtër në KQZ anëtarët e rinj, duke dërguar vendin në zgjedhje të parakohshmë parlamentare.

“Unë do të bëjë thirrje brenda NISMA-s dhe juve cdo ditë që sa më shpejt të shkohet në zgjedhej dhe të ketë sa më jetë të shkurtër kjo KQZ. Do të bëjë ç’mos që NISMA të ketë anëtarin e vet brenda 6 muajve, do të thtoë pas zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Gjatë kësaj konference, shefi i GP të NISMA-s po ashtu ka kërkuar që Presidenti të dalë me sqarim për ndryshim të procedurave të emërimit të përfaqësuesve të partive politike në KQZ.

“Tani presim që ai ashtu sic i ka bërë shkresat zyra e tij brenda afatit të caktuar para se të bëjë dekretimin, të bëjë edhe dekretimin e anëtarit të NISMA-s ose të na njoftoj që ka hequr dorë nga procedura për nga një kandidatë për grup parlamentar.

Në Kuvend nuk ekziston PAN dhe kërkesa që e ka bërë Presidenti, ia ka bërë partive politike, tani këtë duhet të sqaroj vet ai. Nëse në Kuvend nuk ka PAN, kujt ia ka dërguar kërkesën në emër të PAN-it. Nëse ai mendon që PAN-i është PDK-ja, PAN më nuk ka”, ka përsëriur ai.

Vendos Hashim Thaçi: Nisma e PSD mund të mbesin jashtë KQZ-së. Kjo është formula për anëtarët e rinj të KQZ-së?!