Lajme

Bilall Sherifi: Ky është dallimi mes nesh dhe Serbisë

05/17/2019 23:36
nga:M K

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e cila më pas doli se është fotografi e marrë nga sajte pornografike, duke thënë se ajo është viktimë e këtij rasti.

Sherifi në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka thënë se ndihet krenar për mënyrën se si është menaxhuar situata.

“Ajo që na dallon nga Serbia është mënyra e reagimit shoqëror. Kjo na bën krenar që ne si popull jemi në kërkim të së vërtetës” tha Sherifi.

Ai gjithashtu shtoi se “Përderisa ata (Serbët) shërbehen me gënjeshtra e mashtrime, në Kosovë brenda ditës u publikua e vërteta dhe nuk u pranua heshtja. Ky është dallimi mes nesh” shtoi ai.

Sipas tij, e gjithë ngjarja e ditës së djeshme ishte krijuar nga armiqtë e Kosovës.

“Mendja që e ka ndërtuar këtë ngjarje është armik i Kosovës, armik i përpjekjeve tona” tha Sherifi.

08/24/2019 13:45

FBK-ja e konfirmon: Mulaomerovic s’do të jetë më trajner i Kosovës