Lajme

Bilall Sherifi i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit!

03/13/2018 13:53
nga:D.I

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s Social-Demokrate, Bilall Shefi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar kërkesën e Avdullah Hotit për shpërbërje të Kuvendit.

Ai ka thënë se vetëm në momentin që Hoti arrin t’i bëjë 61 do ta shpërbëjë Kuvendin e do ta rrëzojë Qeverinë.

Sherifi madje ka thënë se nëse LDK-ja arrin t’i sigurojë 61 vota, vetëm mundem ma ia uru.

“Veç le t’i bën 61 vota, Avdullah Hoti edhe e shpërbën Kuvendin në sekondë. Por jo pa i bërë 61 vota. Kur t’i bën 61 vota ia urojmë që i ka bërë që e ka shpërndarë Kuvendin, që e ka rrëzuar qeverinë, por pa i bërë 61 vota atëherë ka qenë thirrje moraliste, dhe nuk kam arsye me i komentu deklaratat e tij, ai vetëm le t’i bënë këto 61 vota dhe ne mundemi me ia uru”, ka deklaruar Sherifi, raporton Gazeta Blic.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk po marrin pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”.

“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”.

“Nëse vazhdoni me këtë praktikë nuk do të marrim në asnjë votim”.

Duhet theksuar se, Seanca e sotme është ndërprerë pasi që në mungesë të votave nuk është arritur të miratohen rekomandimet e partive opozitare të dala pas debatit të zhvilluar në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit të tij për ngritjen e pagave për veten dhe kabinetin e tij.

/GazetaBlic

06/19/2018 15:45

LDK me homazhe te varri i Nekibe Kelmendit