Sporti

Biglia flet për të ardhmen, nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Argjentinë

05/25/2020 12:55
nga:Lorik J

Lucas Biglia ka zbuluar se ai nuk do të përjashtojë kthimin për të luajtur në Argjentinë dhe ka pohuar se Milani së shpejti do të jetë përsëri një ekip i madh në Evropë.

E ardhmja e tij nuk është vendosur dhe 34-vjeçari mund të kthehet në atdheun e tij për të luajtur, përcjell GazetaBlic.

“Unë jam duke vlerësuar të ardhmen time. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e kthimit për të luajtur në Argjentinë”, tha ai për Tanto por Decir.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Milanit që ka kaluar një mori ndryshimesh – por argjentinasi beson se klubi Rossoner do të jetë sërish në krye të ekipeve kryesore në Evropë.

“Që kur arrita, klubi ka ndryshuar pronësinë dy herë. Milano do të bëhet ekip i madh kur të ketë stabilitet në organizimin e klubit. Milani do të bëhet një nga fuqitë evropiane, si më parë. Por do të duhet kohë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/