Showtime

Big Mama në zi, ndërron jetë babai i saj

11/09/2019 12:12
nga:L I

Mëngjesi i sotëm ka qenë një ndër më të këqinjt për Big Mamën, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi ka ndërruar jetë një nga njerëzit e saj të shtrenjtë, babai.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, ku ka treguar se pas një sëmundje ai ka ndërruar jetë.
“Njoftim
Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqt të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, ka shkruar Big Mama.