Lajme

Bien poshtë 16 nga 18 pikat e aktakuzës kundër Qemajl Mustafës dhe të tjerëve

08/03/2017 07:16
nga:A. R.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, do të ndiqet penalisht edhe më tutje për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Megjithëqë Gjykata Themelore e Pejës këto ditë ka hedhur poshtë 16 prej 18 pikave të aktakuzës, ai do të vazhdojë të përballet me drejtësinë për një pikë të saj.

Bazuar në dokumentin, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, aktakuza është konsideruar e parregullt, por jo e pabazuar, që nënkupton se prokuroria në çdo kohë mund ta plotësojë atë, përveç të drejtës që e ka për të bërë ankesë në Gjykatë të Apelit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokurori i rastit, Agron Bajrami, ka bërë të ditur për gazetën se ende nuk e ka pranuar vendimin e gjykatës. Ka thënë se në parim bëjnë ankesë ndaj çdo vendimi me të cilin nuk janë të pakënaqur.

Në shtator të vitit të kaluar prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Mustafës dhe të tjerëve për vepra penale, që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe për shpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza është mbështetur në 18 pika ose dispozitiva…

11/23/2019 00:01

“Për një kohë të shkurtër mund të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, edhe Hashim Thaçi mund të ftohet”