Lajme

Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Gjermani

08/31/2020 09:01
nga:Besa Toverlani

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Robert Koch, gjatë kësaj periudhe në Gjermani janë konfirmuar 610 raste të reja me koronavirus.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 242 mijë e 381 persona, shkruan The Guardian.

Rastet e reja me koronavirus në Gjermani kanë regjistruar rritje që nga fundi i muajit korrik dhe një rikthim i tillë ka ardhur për shkak të mosruajtjes së distancës fizike apo edhe nisjes së lëvizjes më të lirë.

Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

LEXO EDHE KËTË:

Dorëzohet në Prokurori peticioni për 11 vjeçarin nga Fushë-Kosova që u përdhunua dhe më pas u vra