Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse 160 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 6 mijë e 751.
MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit 4 mijë e 904 persona janë testuar si të dyshuar për COVID-19.
Kurse, në 24 orët e fundit nga virusi korona janë shëruar 1 mijë e 39 persona.