Lajme

Bie fluksi i qarkullimit nëpër pikëkalimet kufitare

09/03/2021 07:30
nga:M K

Pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, ajo në Merdarë është me e ngarkuara nga të gjitha pikëkalimet tjera.

Por për dallim nga ditët e tjera, aty mëngjesin e së premtes pritjet në dalje janë deri në 15 minuta, kurse për në hyrje vetëm pesë, transmeton Klankosova.

Për dallim prej Merdarës, nëpër të gjitha pikëkalimet tjera pritjet janë më së shumti deri në pesë minuta – qoftë në hyrje, qoftë në dalje.

Afro 300 mijë kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat