Lajme

Bideni: Lufta e gjithanshme në Lindjen e Mesme duhet të shmanget

09/29/2024 23:33
nga:Lorik J

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun por nuk ka dhënë detaje se kur.

Njeriu që udhëheq ShBA-në shmangu një pyetje se për çfarë do të bisedonin liderët, duke thënë: “Unë do t’ju them se çfarë do t’i them kur të flas me të”.

I pyetur nëse lufta gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme mund të shmanget, ai u përgjigj: “Duhet të jetë. Ne me të vërtetë duhet ta shmangim atë”.

ShBA-ja është një aleat i fortë i Izraelit, por ka thënë vazhdimisht se dëshiron të shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme, shkruan Sky News