Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket se ia ka harruar emrin e kryeministrit të Australisë.
Biden i është drejtuar atij, duke i thënë “ai shoku aty”.
Kjo ka ndodhur gjatë një video konference të mbajtur të mërkurën, për të shpallur paktin e sigurisë krijuar mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë.
Bideni pasi dëgjon fjalimin e kryeministrit britanik, kthehet nga ekrani tjetër ku pritej të fliste kryeministri australian, Scott Morrison, dhe meqë nuk e mbante në mend emrin e tij, i drejtohet atij me “ai shoku aty”.