Lajme

Biden: Lufta në shkallë të gjerë duhet të shmanget

09/29/2024 22:42
nga:G C

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka thënë se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme duhet të shmanget, raporton BBC.

Duke folur me gazetarët në një bazë të forcave ajrore në Delaware, ai thotë se do të fliste me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk tha se kur.

“Unë do t’ju them se çfarë i them kur të flas me të,” thotë ai.

I pyetur nëse ishte e mundur të shmangej një konflikt rajonal, ai përgjigjet: “Duhet të jetë. Vërtet duhet shmangur.”