Showtime

Beyonce tregon 10 gjërat që nuk i keni ditur për të

12/10/2019 19:40
nga:N S

Falë intervistës së fundit të titulluar “Ask me Anything”, Beyonce tregoi për “Elle” gjëra që njerëzit nuk i dinin më parë.

Përtej çështjeve shumë serioze si martesa, fëmijët, mëmësia dhe karriera, mësuam disa fakte të tjera, thënë vetë prej saj!

1. Beyonce urren kur dikush përplas buzët kur ha!

2. Nëse për një ditë të vetme do të ishte kafshë, do të zgjidhte të ishte balenë sepse e dashuron oqeanin.

3. Mes mesazheve dhe të folurës, Bey zgjedh këtë të dytën, por ka diçka. Nëse një ditë ju vjen një mesazh i stërgjatë në telefon, shiheni me kujdes mos ju ka shkruar Beyonce. I ka fiksim tektet e stërgjatura.

4. Mund të konsumojë biskota Oreo për një javë rresht.

5. Pyetja që urren më shumë është: “Mos je shtatzënë?”

6. Fjala që nuk pëlqen ta dëgjojë?! “Jo”. Fjala e preferuar? “Pse”.

7. Nëse do të ishte në një karaoke, Beyonce do të këndonte 2 këngë: 1 – “Escape (The Piña Colada Song)” 2 – “Hotel California”

8. Mos i thoni njeriu, por Beyonce nuk e di fare çfarë është Snapchat-i.

9. Make up-i i thjeshtë? Hidratues, pak korrekter dhe një shkëlqyes të lezetshëm.

10. Lulet e preferuara janë orkidet ngjyrë blu!

01/15/2020 11:46

Beyonce promovon koleksionin e ri të firmës Adidas