Showtime

Beyonce dhe Eminem na befasojnë me këngën e re (VIDEO)

11/10/2017 19:38
nga:E Sh

Reperi i njohur Amerikan Eminem na ka befasuar me këngën e tij të re në bashkëpunim me yllin botërorë Beyonce, shkruan Gazeta Blic.

“Walk on water” është titulli i këngës që në shqip do të thotë “ec në ujë”.

Kënga fillon me mbretereshën Beyonce e cila e këndon refrenin ndërsa Eminem vazhdon duke treguar reflektimin në karrierën e tij të megasukseshme.

Reperi fituesi i çmimit Grammy me 8 nëntor ka postuar një fotografi në llogarinë e tij instagram duke treguar se kënga do vijë së shpejti, por bashkëpunimin me Beyonce nuk e kishte bërë publike.

Ndryshe, Eminem nuk ka thënë asgjë zyrtarisht por pritet të lansojë albumin që supozohet të quhet “Revival”, e cila do të bëhet pjesë tjetër e trilogjisë Relapse 2009 dhe Recovery 2010./GazetaBlic.

11/19/2017 10:43

Beyonce habit të gjithë me paraqitjen e saj të fundit