Lajme

Beteja vazhdon, studentët rikthehen në protestë

05/21/2019 22:14
nga:L H

Që prej lëvizjeve të dhjetorit 90, protesta e studentëve u konsiderua më e madhja në tre dekada.

Beteja vazhdon.

“Pakënaqësia është rritur dhe pakti për Universitetin i paraqitur nga qeveria ka dështuar. Pikat ose janë gjysmë plotësuar ose nuk janë realizuar fare”.

Për “Tempora-n” studentët zbulojnë dhe arsyet e protestës.

“Protesta do të vazhdojë për të njëjtat kërkesa, por edhe kërkesa të tjera. Të parat nuk janë plotësuar. Jemi të zhgënjyer.”

8 pikat u shuan, por në këtë protestë do të ketë kërkesa të reja të studentëve.

“Tani kërkojmë plotësimin e kërkesave mundësisht edhe të disa kërkesave të tjera.”

A janë të bashkuar studentët në protestën e 22 majit?

“Shumë”

Por ka dhe nga ata që refuzojnë ti bashkohen protestës, madje të tjerë ngrenë dyshime se pas saj fshihet politika.

Ka nga ata që refuzojnë të bëhen pjesë e saj dhe pse kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Studentët kanë menduar një protestë një ditore ndërsa fati i saj do të përcaktohet nga pjesëmarrja.