• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Besova në VV si në UÇK” – Krasniqi: Është e turpshme që një luan t’i dërgohet një subjekti tjetër politik, e të mbahen disa minj brenda!

12/06/2025 18:53
nga:Sh R

Dardan Krasniqi, kandidat i AAK-së, për deputet, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se është e turpshme që një luan ti dërgohet një subjekti tjetër politik dhe te mbahen sic thotë ai ‘disa minjë’ brenda partisë, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se është modeli më i mirë i aktivistit të devotshëm të Lëvizjes,  ku thote se asnjëherë nuk ka pasur asnjë kërkesë karshi saj.

“Jo, absolutisht nuk mendoj që Lëvizja Vetëvendosje, e para është, është e turpshme për vetë Lëvizjen Vetëvendosje një luan me ja dërguar një subjekti tjetër politik edhe me mbajtur disa minjë brenda. Në këtë rast jeni ju luani? Absolutisht, pa modesti. Jam modeli më i miri i aktivistit të devotshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që asnjëherë nuk ka pasur asnjë kërkesë ndaj Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Tutje, thekson se ashtu siç ka besuar në UÇK, njësoj ka besuar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se siç thotë ai, kauzat e tyre kanë qenë të drejta.

“Unë kam shkuar edhe kam pastruar tualetin edhe kam pastruar zyrat edhe ja marr me mirëmbajtjen. Kudo që kam qenë ushtar i zellshëm edhe diligjent i angazhimit tim në Lëvizjes Vetëvendosje. E kam konsideruar vlerë të madhe, kam besuar si në UÇK ashtu kam kam besuar në Lëvizjen Vetëvendosje, për arsye se kauzat tona kanë qenë të drejta. Privatizimi na ka shkatërruar, Zajednica po na shkatërron. Gjykata Speciale, decentralizimi janë gjëra kompromisi për të cilat politika i ka bërë të dëmshme. E me ardhu sot Lëvizja Vetëvendosje në pushtet edhe me i implementua krejt këto të këqija edhe ti kur reagon me u konsideru Vuçiç ose Listë Serbe, me të vërtetë kjo është, dëgjo Lëvizja Vetëvendosje standardin e ka pru prej Vaqe Zelës, ku të kam o Shqipëria ime, e ka pru në fanca që festojnë me goma dhe me traktor. Kjo është shumë e trisht. Është shumë e dhimbshme edhe nuk e them se më çahet zemra, po kjo është”, vlerësoi ai.

Krasniqi thotë se vëllau i tij po e kryen punën me diligjencë, por sipas tij ai është duke i bërë dëm vetës dhe institucionit të cilin përfaqëson.

Ndër të tjera ai thotë se VV ka arritur ti zhvesh njerëzit prej parimeve të tyre.

“Absolutisht, vëllau im për të cilin jam krenar për të kaluarën e tij edhe është një personalitet për të cilin e kryen punën shumë me diligjencë, po është duke i bërë dëm edhe vetvetes edhe institucionin ku përfaqëson. Me dhimbje e them, por Lëvizja Vetëvendosje ka arritur me i zhvesh njerëzit prej disa parimeve për të cilat unë me asnjë çmim nuk e bëj”, përfundoi ai.