Lajme

Besojeni apo jo, kjo është rroga e Halil Matoshit në qeverinë Haradinaj

12/07/2017 18:33
nga:A K

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas kritikave që mori për stafin e tij nga deputetët, në foltoren e kuvendit bëri të ditura disa nga pagat e atyre që punojnë për të, si dhe rrogën e tij, shkruan Gazeta Blic.

Haradinaj tha se kjo qeveri është duke punuar, madje siç tha ai shumë deri në 16 orë në ditë.

“E keni një qeveri që është ka punon, jo për shkak të votave dhe mandatit. Pasha Besën ka njerëz që qe 16 orë po bëjnë punë”, tha ai.

Madje, ai tha se shpesh herë drekat dhe darkat i paguan vetë.

”A beson se drekat dhe darkat i paguaj prej parave të mia, masi e marrën një qira të mirë”, pohoi ai.

Në fund ai shtoi se rroga e tij është 1300 euro, e këshilltarëve të tij 54o euro, ndërsa shefi i zyrës për informim ka rrogë 370 euro.

”Kryeministri e ka pagën 1300 euro. Këshilltarët e mi 540 euro, shefi i zyrës për informim 370 euro”, përfundoi ai.

Kujtojmë që shef i zyrës për informim në qeverinë Haradinaj është ish-publicisti dhe gazetari Halil Matoshi që iu bashkua AAK-së para zgjedhjeve të 11 qershorit./GazetaBlic.

Halil Matoshi-Shef i zyrës për informim në Qeverinë Haradinaj

12/16/2017 15:32

Haradinaj thotë se rritja e çmimit të rrymës është e pashmangshme – “si në krejt botën”