BLIC.TV

Besnik Tahiri: Në qeverinë e re me Kryeminstër Haradinajn, prioritet do ta kemi sektorin privat!

09/19/2019 20:47
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-së Besnik Tahiri, në një intervistë për “Gazeta Blic” ka treguar planin ekonomik të kandidatit të tyre për Kryeministër Ramush Haradinaj, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Tahiri, ka thënë se prioriteti i tyre në qeverisjën e ardhshme do të jetë sektori privat.

“Për ekonomi planët i kemi kështu: ne e kemi përmbyllur agjendën për sektorin publik. Me ligjin për qeverinë e kemi mbyll agjendën për sektorin publik. Tani do t’iu kthemi privatnikëve. Aty i kemi keq punëtorët e ndërtimtarisë, i kemi shumë keq punëtorët e pompave të benzinës, autmekanikët, e jo më të mira tek supermarketët e mëdha. Pra sektorin provat duhet ta shikojmë. Si ndodh kjo? Në Kosovë e kemi një Këshill për Sektorin”, ka deklaruar ai në intervistë për “Gazeta Blic”.