Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe kandidati i kësaj partie për Podujevën, Besnik Tahiri, ka thënë se me 17 Tetor, qyteti nga Llapi pritet ta bëjë ndryshimin e madh.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri tha se nga zgjedhjet e vjeshtës, qytetarëve u duhet zgjidhje, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
17 Tetori, do të shënoj ditën, kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh, duke lënë prapa historinë e inateve, konflikteve politike, e për t’u vendosur në synime të qarta për një qytet modern e të zhvilluar.
Do të investojmë gjithë potencialin që kemi për t’i shërbyer ndryshimit të kësaj gjendje, e kemi pranuar me respekt dhe përkushtim këtë angazhim të ri që të dizajnojmë një program që sjell zhvillim.
Unë, ekipi im do të rrugëtojmë drejt mundësisë, shpresës, progresit dhe dijes, ku në qendër jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, drejt zgjidhjeve të mëdha për qytetin.
Ne do të ndryshojmë rrënjësisht qasjen në takime, debate e prezantime, duke ofruar program e zgjidhje konkrete, madje në themel. Së pari në fushatë. Pastaj në Qeverisje. Ne nuk japim zgjidhje të lehta për problemet e vështira, por ofrojmë program të qartë, drejt zgjidhjes konkrete, e dëshmojmë me përkushtim.
Fushatat dinë të jenë të zhurmshme me aq shumë fjalë, me aq shumë premtime, saqë në vend të qartësimit sjellin konfuzion mes ofertave të mirëfillta e deklaratave e fletushkave partiake.
Një besim e një ndëshkim, e jo cilësi e dëshmuar, ky ishte cikli i deritashëm zgjedhor. S’kemi si të mos habitemi me fjalët e reja për premtimet e vjetra, andaj na duhet që të besojmë vetëm në program e ekip, që ky cikël të marrë fund.
Në këto zgjedhje na duhet zgjidhje, mundësi të reja për rrugëtim që hapin shtigje për zhvillim.
LEXO EDHE:
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin EULEX-it edhe për një vjet
/GazetaBlic/