Lajme

Besnik Tahiri fton deputetët të votojnë Projektligjin për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës

07/12/2018 23:09
nga:Gazeta Blic

Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri ka ftuar deputetët e  Kuvendittë Kosovës ta votojnë nesër Projektligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.

Sipas tij, me këtë projektligj do të rregullohen dhe përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës.

“Me erdhi mirë që edhe shoqëria civile po e mbështet vendimim dhe miratimin e këtij Ligji”, tha Tahiri përmes një postimi në profilit zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka caktuar vazhdimin e seancës plenare nga ora 10:00 ditën e nesërme. /Gazeta Blic/