BLIC.TV

Besnik Tahiri: Do ta lëvizim vendimin për taksën, por ky është kushti!

09/19/2019 21:11
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-së Besnik Tahiri, në një intervistë për “Gazeta Blic” ka treguar pozicionin e qeverisë së re karshi taksës prej 100% në rast se në krye të saj do të rizgjedhet Ramush Haradinaj.

Tahiri, ka thënë se vendimi për taksën edhe mund të lëvizë, megjithëse për këtë sipas tij ekziston një kusht.

“Vendimi për taksën mundët me u levizë, por kjo do të ndodh atëherë kur Serbia e njeh Kosovën”, tha ai, duke shtuar se kjo ka qenë forma më e duhur për t’iu kundërpërgjigjur shtetit serb pas gjithë atyre pengesave që ia ka bërë Kosovës jashtë vendi.

Kordinatori në detyrë për reforma shtetërore në qeveriën “Haradinaj”, pohon se partia e tij AAK-ja aktualisht ndodhet në pozicion të favorshëm për të qeverisur sërish me vendin.

“Sot nuk e njoh Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës. Ne kemi pasur vështirësi të mëdha me mbledh njerëz në tubime, sot është krejtë tjetër situatë, sallat janë të stërmbushura.
Se a do të fitojmë, 6 tetori nuk është larg dhe aty do ta shohim”, tha Tahiri.

Duke komentuar bashkëpunimin me PDK-në dhe NISMA-n, Tahiri thekson se ky ka qenë një gabim i madh i tyre.

“Ne e kemi bërë një gabim, ai ka qenë me PAN. Jo pse jemi bërë bashkë me të, por pse e kemi bërë në moment të fundit”, u shpreh ai.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë me të: