Lajme

Besnik Beka emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik!

10/31/2017 19:09
nga:Diamant Bajra

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendim që të emëroi Besnik Bekën zëvendësministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Kjo pozitë Bekës i besohet në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, pasi që ai vjen nga radhët e AKR-së. Besnik Beka deri më tash ka qenë Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës, e cila drejtohet nga Agim Bahtiri, raporton GazetaBlic.com

Ai po ashtu ishte edhe bartës i listës së AKR-së në Mitrovicë në zgjedhjet e 22 tetorit, ku tashmë do të jetë edhe pjesë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Ekonomik drejtohet nga Valdrin Lluka i AKR-së, i cili deri në momentin e emërimit në këtë pozitë ishte drejtor i fabrikës së kërpudhave “Hirano Mushrooms” në Gushavc të Mitrovicës, që ishte premtim i Agim Bahtirit në zgjedhjet e vitit 2013.

“Gazeta Blic” ka arritur që të sigurojë edhe një kopje fizike të vendimit të Kryeministrit Haradinaj për emërimin e Bekës si zëvendësministër në qeverinë e tij.

Numri i zëvendësministrave në  Qeverinë “Haradinaj” pritet të jetë rredh 50. Qeveria e kaluar, e drejtuar nga Isa Mustafa, numëronte rreth 70 zëvendësministra. Qeveria e Ramush Haradinajt, është e përbërë prej 21 ministrave, po aq sa kishte edhe qeveria e kaluar. /Gazeta Blic/

09/18/2018 09:42

Haradinaj vlerëson rëndësinë e programeve për shkëmbimin e studentëve