Sporti

Besart Berisha gati për rekordin e radhës, 200 paraqitje në A-League

01/24/2020 10:35
nga:M K

Vazhdon të mbetet një nga emrat më të përmendur në futbollin australian.

Besart Berisha është golashënuesi më i mirë i ligës në Australi, kurse tani do ta thyejë një tjetër rekord, shkruan GazetaBlic.

Të dielën e e 26 Janarit, skuadra e tij, Wester United do të ndeshet me Adelaiden, ku pritet sërish shkëlqimi i tij.

Duel historik për të dhe skuadrën ishte data 13 Dhjetor e vitit të kaluar, ku Berisha u inkuadrua si zëvendësues. Wester luante në udhëtim te Wellington Phoenixit, për të debutuar në premierligën e shtetit oqeanik.

Pritej hyrja në lojë e Berishës vetëm që të pushtonte ballinat, por ai përveçse u inkuadra edhe realizoi golin vendimtar, i cili njëkohësisht ishte goli numër 117’të personal.

Në këtë kampionat ndërkaq, Berisha ka shënuar tetë gola, ndërsa Westeri pozicionohet i pesti në renditjen tabelare.

/GazetaBlic/

01/01/2020 16:58

Besart Berisha shpallet lojtari i dekadës në Australi