Showtime

Besa Shahini flet për dëshirën për t’u bërë nënë: Dua të bëjë pesë fëmijë

07/11/2019 15:02
nga:L I

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj tre muaj më parë kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, shkruan GazetaBlic.

Pas një lidhje 4 vjeçare, Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj kurorëzuan dashurinë e tyre në muajin Prill.

E ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ministrja pranoi se tashmë që janë të angazhuar me punë në vende të ndryshme e kanë më të vështirë të takohen, edhe pse çdo javë përpiqen që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Besa gjithashtu shprehu dëshirën për t’u bërë nënë, madje e pesë fëmijëve. Edhe pse ministrja tha se është pak vonë, duke treguar se ndjen në çdo moment edhe presionin e familjarëve apo njerëzve të tjerë që takon në rrethana të ndryshme.

“Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”, tha ajo, duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore./GazetaBlic