Sporti

Besa “prek” Superligën, “dështimi i vitit” pritet t’i kushtojë Dukagjinit

05/15/2019 18:54
nga:M K

Aktivizimi i Granit Elezajt të Dukagjinit në fitoren e këtyre të fundit në takimin ndaj Vushtrrisë, pritet t’i kushtojë shumë skuadrës nga Klina.

Kjo pasi, me ankesën e Vëllaznimit, tre ditë më vonë, shtëpia numër një e futbollit kosovar kishte marrë vendim që takimi Dukagjini-Vushtrria të regjistrohej me rezultat zyrtar 0-3, ndërsa në fushën e lojës kishin fituar vendasit 4-3, shkruan GazetaBlic.

Këto pikë të humbura duken të ishin fatale për ekipin nga “18 Qershori”, pasi kjo ndikoi moralisht edhe në humbjen e sotme nga prishtinasit e 2 Korrikut, me ç’a pas një kohe e humbën pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, ku tashmë ka kaluar Besa.

Kjo e fundit, fitoi bindshëm ndaj Arbërisë nga Dobraja dhe me një fitore eventuale në udhëtim te Kika javën e fundit, pejanët do ta zyrtarizonin rikthimin në elitë pas vetëm një edicioni mungesë.

Më poshtë rezultatet e kësaj xhiroje dhe tabela e klasifikimit.

Rezultatet – Java 29

Besa – Arbëria 7-2

Vushtrria – Ramiz Sadiku 3-0

Trepça – Kika 1-0

Istogu – Vëllaznimi 2-1

Drenasi – Fushë Kosova 1-0

Vitia – Vllaznia e Pozheranit 0-1

2 Korriku – Duakgjini 2-1

Bashkimi Koretinit – Onix Banja 2-1

/GazetaBlic/

05/24/2019 00:02

E thotë Vjosa Osmani: Britanikët kundër prekjes së kufijve