Lajme

Besa Luzha çon selame nga Podujeva, Gllogjani, Obiliqi dhe Vushtrria: Po angazhohemi për kufinjtë aktualë dhe 100% Kosovë

10/01/2019 09:22
nga:A. R.

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK/PSD, Besa Luzha ka qëndruar dje në Podujevë, Gllogjan, Obiliq dhe Vushtrri.

Ajo ka thënë në këto dy qytete se po angazhohen për 💯% Kosovë, teksa ka shtuar se janë të vetmit që po angazhohen për t’i ruajtur kufinjtë aktualë.

Luzha e cila kandidon me numër 69, gjithashtu ka potencuar se Besiana (Podujeva), Kastrioti (Obiliqi), Vushtrria dhe Gllogjani dëshmuan këtë besim me pjesëmarrjen masive, e do ta dëshmojnë këtë edhe me votën e tyre.

Kur je në Gllogjan dhe kalon pranë varreve të 112 të rinjve që dhanë jetën për Kosovën në këtë tërësi, në këta kufinj, nuk ke si mos me u ndi përgjegjëse dhe e bindur për tu angazhuar për 💯% Kosovë.
Edhe kur ata që shpëtuan nga vdekja por dhanë gjymtyrët e tyre të thonë se po qe nevoja prapë do të jenë në shërbim të atdheut, të bindin se jo vetëm lufta për liri ishte e drejtë, por edhe beteja e tanishme për ra ruajtur Kosovën nga ndarja është e drejtë dhe meriton mbështetjen tonë dhe tuajën.
✅119AAK-PSD ✅ 69 Besa Luzha

Dita e djeshme dhe takimet e shumta me qytetarët, po e forcojnë bindjen për besimin që qytetarët do ti japin fitoren Koalicionit ✅ 119 AAK PSD
Besiana (Podujeva), Kastrioti (Obiliqi), Vushtrria dhe Gllogjani dëshmuan këtë besim me pjesëmarrjen masive, e do ta dëshmojnë këtë edhe me votën e tyre.
Sepse ata besojnë në.
💯% Kosovë
💯%zhvillim
💯%mirëqenie
💯%koalicion
✅119 AAK-PSD
✅ 69 Besa Luzha