Showtime

Besa Kokëdhima padit Aulonën dhe Fatmën: Herën tjetër mendohuni pak më mirë për trillimet tuaja

12/10/2019 18:36
nga:N S

Agjenti 00Thumb ka shkaktuar sërish turbullira.

Mbrëmjen e djeshme gjatë trasmetimit live në ThumbON, Agjenti 00Thumb tha për Aulonën dhe Fatmën se Besa Kokëdhima u tërhoq nga gara e “Kënga Magjike”, jo për shkak se e kishte të vështirë të këndonte pas tërmetit por sepse kënga e saj “Histori” ishte e inspiruar nga një këngë e Sia, konkretisht “unstoppable” dhe Davit Guetta – “dangerous”, gjë të cilën sipas Agjentit 00Thumb publiku kishte filluar t’a vinte re në rrjetet sociale, fakt ky që bëri Besën të tërhiqej nga gara.

Kjo e fundit ka reaguar ditën e sotme në llogarinë e saj në Instagram, ku ndër të tjera shkruante se do të padiste emisionin “ThumbOn”.