Sporti

Besa FamGas, kampione e Kosovës në hendboll

06/23/2020 22:20
nga:M K

Besa FamGas është shpallur kampione për herë të shtatë rresht.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh federata e hendbollit kosovar në sajtin zyrtar, përcjell GazetaBlic.

Skuadra nga Peja kështu vazhdon dominimin në këtë sport në vendin tonë, teksa të shtunën mund të shtojë edhe një tjetër trofe në sirtarin e saj, pasi luan ndaj Prishtinës në kuadër të kupës së Republikës.

Më poshtë edhe komunikata e FHK-së:

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të martën Besa e Pejës e fitoi titullin për edicionin 2019\2020. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse kampione shpallet për herë të shtatë rresht.

Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 29:25. Ndeshja është luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e kishte fituar me rezultat shumë më bindës, 38:26. Me dy fitore, Besa Famgas fitoi titullin e kampionit.

Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.

Në fundjavë do të përcaktohet skuadra fituese e Kupës së Republikës së Kosovës. Besa Famgas e Prishtina kanë pretendimet e tyre edhe në këtë garë.

Në ndeshjen e së martës, Besa herët kaloi në epërsi. Epërsi të lehtë kishte gjatë tërë pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 15:10. Në pjesën e dytë Prishtina asnjëherë nuk ka rrezikuar epërsinë e Besës, që shkoi deri në nëntë gola.
Y. Muqolli e D. Tahirukaj me nga shtatë gola ishin më efikasët te Besa. Te Prishtina shtatë gola i realizoi D. Terziqi.

Prishtina – Besa Famgas 25:29 (10:15)

Prishtina: Terziqi 7, Gjuka 4, Prekazi 3, Ramadani, Abazi 4, Bajqinovci 6, E. Ademi, M. Ademi, Çela, Kuleta, D. Ramadani, H. Ramadani, B. Sula, Agushi, Beqiraj, Sherifi

Besa Famgas: Idrizi 1, Gjuka 2, Jupa 4, J. Muqolli, Tahirukaj 7, Dukaj, Ramosaj 2, Vokshi, Kukrika, Prce 3, Visoka, Tafilaj, Mushkolaj 2, Thaqi, Luzha 1, Y. Muqolli 7

/GazetaBlic/

08/12/2020 11:47

Televizioni Publik Gjerman: Në Kosovë, Koronavirusi jashtë kontrollit