Lajme

Besa Baftiu “sulmohet” nga ‘albinistët’

03/10/2018 20:23
nga:A. R.

Qofsh e mallkuar, tradhtare, shantazhiste…,  e shumë terme tjera denigruese i janë drejtuar deputetes Besa Baftiu, pasi kjo dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në postimin zyrtar në faqen e saj në facebook, ku Baftiu ka lajmëruar largimin nga partia e Albin Kurtit, janë bërë me qindra komente shumica prej të cilave janë ofenduese dhe denigruese.

Komentuesit i kanë thënë Baftiut se ka tradhtuar votën e popullit, se ka tradhtuar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje disa e pyesin se sa para e kanë paguar për ta tradhtuar Lëvizjen.

E disa duke u shprehur të zhgënjyer me të, i kanë kërkuar që t’ia kthejnë votën, shkruan GazetaBlic

I kanë kërkuar ta dorëzoj edhe mandatin e deputetes pasi sipas tyre e ka fituar në bazë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Blic ka shkëputur vetëm disa nga komentet që i janë drejtuar asaj.

Baftiu ka dhënë sot dorëheqje nga partia./GazetaBlic./

 

 

 

12/11/2019 00:13

A ka nisur Vetëvendosje të ‘lëshoj pe’ për postin e presidentit?! Kjo është përgjigja e Sveçlës